Sot është dita botërore e Mbulesës, Hixhab ( World Hijab Day)

Dita boterore e mbuleses islame per grate, hixhab u sugjeruar nga nje studente e quajtur Nazma Khan ne Nju Jork e cila deshiroj te inkurajoj myslimanet te cilat ende nuk kan vendos hixhabin dhe ato qek kan te vendosur shamin. Ajo nisi fushata dhe aktivitete sensibilisueze per ata qe kan paragjykime ndaj grave dhe vajzave myslimane qe mbajn shamin. Nazma eshte me origjin nga Bangladeshi dhe arriti ne SHBA kur ishte 11 vjeçe. Ne shkoll ajo ishte e vetmja qe mbante shami (hixhab). Ajo kujton pervojen e veshtire qe ka kaluar. Ne nje interviste ajo nder te tjera ka thene: “U rrita ne Bronx dhe aty per shkak te shamis (hixhabit) me diskriminuan shume. Ne shkolle te mesme me quanin “Ninja” apo “Batman”. Kur shkova ne universitet me thirrnin me epitete te tjeradiskriminuese. Ishte e tmershme. Mendova se menyra e vetme per te ndaluar diskriminin ishte t’u kerkoja motrave myslimane qe te promovojne vete hixhabin.
Nazma arriti te promovoj hixhabin si model jete dhe krenaria per te gjithe grat dhe vajzat myslimane. Me kete angazhim u arrit qe ne vitin 2013 date 1 shkurt te shenohet si dite mboterore e mbuleses Hixhab ( World Hijab Day ). Caktimi i kesaj dite, ka per qellimin te ftoj grat dhe vajzat qe nuk kan shami (hixhab) qe te veshin hixhabin qofte edhe per nje dite, kjo si shenje mbeshtetje ndaj grave dhe vajzave qe kan shami (hixhab). Ata raste qe u kerkojne grave dhe vajzave myslimane te mbuluara te heqin shamin, ky veprim eshte anti ligjeve Nderkombetare i cili ka te sanksionuar lirin e besimit dhe te shprehjes se tij. Ndaj mohimi i shprehjes se besimit eshte shkelje e te drejtave themelore te njeriut.
Per te mesuar me shume rreth kesaj dite ju sugjerojme te vizitoni webin: https://worldhijabday.com/

Leave a Reply