“Sofra Islame”

Projekti i thirrjes islame "Drita Islame" gjate vitit 2014
Projekti i thirrjes islame “Drita Islame” gjate vitit 2014

Myftinia e rrethit Pukë gjatë vitit 2014 do vë në jetë projektin “Sofra Islame

Në këtë projekt do të ketë: kendim të Kur’anit, Salavate, Predikime, Namaze dhe Lutje. Myftinia Pukë është duke punuar që në këtë projekt të marrin pjese:  funksionar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, teolog nga Shkodra dhe Tirana.

Mbi këtë projekt Myftiu i Pukës Gezim Kopani tregon se: “Ky projekt është, predikimi i fesë islame në një metode të re. Kësaj here jo vetem me seminare dhe simpoziume por nepermjet takimeve që do të zhvillohen në formë familjare në: Pukë, Fush-arrëz, Kryezi, Rrape, Qerret etj. Takimi do të quhet  “Sofra Islame” . Takimet do zhvillohen në shtëpitë e besimtarëve. Pas zhvillimit të këtij projekti në vendet e përcaktuara do zhvillohet “Sofra Islame” përmbyllese në xhaminë e qytetit të Pukës, ku pjesmarresit e këti projekti do bashkohen në xhamin e qytetit të Pukës.Ky bashkim do mundësoj njohjen e besimtarëve me njëri-tjetrin, por kësaj here nën hijen e fesë islame.”

Me anen e këtij projekti Myftinia Pukë synon të perçoj vlerat islame jo vetem tek xhamati i xhamiave, por edhe tek ato që ndodhen jasht xhamisë.

Leave a Reply