Se shpejti Myftinia Puke do hap Mejtepin islame ne fshatin Rrape

Fushe Arrez 12.02.2017

Me date 12 shkurt 2017 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka zhvilluar nje takim te shkurter mbi ecurin e kursit islam ne qytetin e Fushe Arrezit. Gjate takimit Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha:

“Kerkoj nga Ju besimtare, si dhe aktiviste te Myftinise Puke per  rritjen e numerit te nxenesve ne kete kurs pasi ajo eshte rruga me e mire per femijet dhe familjet tona e ne vecanti per qytetin e Fushe Arrezit. Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqata dhe fondacione te ndryshme eshte duke punuar fort ne arsimimin e rinise myslimane me vlerat dhe kulturen islame, dhe nje nder keto kurse eshte edhe ky i qytetin te Fushe Arrezit ku shoqata si V.H.K.Istanbul mbeshtet kete madje edhe ndihmon shume femije te ketij kursi. Po ashtu edhe Fondacionin Miresia. Me kete rast dua tju njoftoj se shume shpejt Myftinia Puke do hap edhe Mejtepin islam ne fshatin Rrape ku edhe femijet mysliman te kesaj zone do mesojne mbi fene islame.”

Ne bashkepunim me Myftinine Puke aktualisht ne rrethin e Pukes ndodhen te hapura kater kurse islame dy nga Myftinia Puke dhe dy nga shoqata V.H.K Istanbul ne bashkepunim me B.K.I Puke. Me konkretisht ne : Puke, Fushe Arrez, Iballe dhe Qerret. Numri i nxenesve aktualisht eshte mbi 130.

Fushe Arrez 12.02.2017

Leave a Reply