Allahu xh.sh thote ne Kur’an:
“Te devotshmit jane ata te cilet e besojne te fshehten, e kryejne namazin dhe prej asaj qe ne u kemi dhene ata japin sadaka.” (Bekare: 03)
Sadaka d.m.th. saktesim, me fol drejte, shpenzim i nje gjeje ose financiare ne rrugen e Allahut dhe ne rrugen e drejte.
Sadakaja ndahet:
1. Sadaka farz qe futet zeqati
2. Sadaka vazhib qe futet fitri
3. Sadaka nafile.
-Rendesia e Sadakase
Muhammedi a.s. thote: “Sadakaja nuk e pakson mallin.” (Muslimi)
Muhammedi a.s. thote:
“Besimtari bujar eshte pran Allahut te Madheruar ne Xhennet.” (Tirmidhi)
Muhammedi a.s. thote:
“Jep sadaka o njeri, qe edhe ty te te japet.” (Buhari dhe Muslimi)
Poeti i njohur Mevlana thote:
“Malli nuk paksohet dhuke dhene.
Te besh mire, e mbron moralin nga humbja.
Mendo se sa hambar plot merr
per nje hambar te zbrazur.
Por po qe se gruri nuk mbillet
nuk perdoret ne vend por fshihet ne hambar
behet ushqim per krimbat
qe slene kokerr gruri ne hambar.”
– Dhenja e sadakase
Allahu i Madheruar thote:
“Dhe jepni nga ajo qe Ne u kemi dhene juve, para se ndonje prej jush ti vije vdekja e te thote:
“Rabbi lev la eharteni inne exheli karijb.” d.m.th: O Zoti im, perse nuk me shtyre edhe pak afatin e vdekjes
“Fe-esaddeka ve ekun-mines salihin” d.m.th: qe te jepja sadaka e te behesha prej te mireve.”
(El-Munafikun:10)
Ne radhe te pare ky ajet Kur’anor jep me kuptuar te gjithe qe duhet te japim sadaka edhe te mos presim kur te plakemi ose ne momentin e fundit te jetes. E dyta eshte se ky ajet Kur’anor eshte permendur jo mekot ne suren Munafikun (kapitulli i dyftyrshave) dhe e treta eshte se ato qe japin sadaka jane njerez te mire.
Allahu i Madheruar thote:
“O ju qe besuar, as pasuria juaj,e as femijet tuaj te mos u shmangin prej dhurimit ndaj Allahut xh,sh.
“Ve men jefal dhelike” e kush e ben kete
“Fe eu laike humul khasirun” d.m.th: do jene mu ata te humburit.”
(El-Munafikun: 09)
Allahu xh.sh thote:
“Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e Allahut eshte si nje kokerr gruri qe mbin shtat kallinj, ne secilin kalli ka 100 kokrra (7×100=700) Allahu xh.sh ia shumefishon atij qe deshiron. Allahu eshte bujar i madh dhe i di qellimet.”