Ebu Idriz el-Halvan tregon: “Nje dite hyra ne faltoren e Damskut. Atje pashe nje te ri qe i shkelqenin dhembet e bardhe. Pyeta se kush ishte?
-Eshte Muadh bin Xhebel nga pasuesit e Profetit a.s, me thane.
Shkova ne faltore te nesermen heret ne mengjes dhe pashe se ai kishte ardhur para meje e po falte namaz. E prita gjersa mbaroi. Pastaj i shkova prane, i dhashe selam dhe i thashe;
-Te betohem ne Allahun xh.sh se te dua pra te respektoj!
Ai me pyeti;
-Per Allahun?
I thash: Per Allahun!
Por ai me pyeti perseri;
-A per hire te Allahut me do mua?
Une perserita te nejten gje:
-Po, per hir te Allahut te dua!
Atehere, Muadh bin Xhebeli me kapi per rrobe e me hoqi menjane:
-Te pergezoj! me tha.
-Sepse kam degjuar te Derguarin e Allahut te thote keshtu:
“Allahu xh.sh urdheron: Pa dyshim, ata qe e duan njeri-tjetrin per hatrin Tim, ata qe ulen e bisedojne per hatrin Tim, ata qe e vizitojne njeri-tjetrin per hatrin Tim, ata qe e gostision bujarisht njeri-tjetrin per hatrin Tim, do meritojne dashurin Time.”