Reagon Myftiu i Pukes per situaten e krijuar nga zjarret ne Puke dhe me gjere


Nepermjet nje postimi ne median sociale ka reaguar Myftiu i Pukes Gezim Kopani per situaten e krijuar nga zjarret ne rrethin e Pukes dhe me gjere. Reagimi i plotet i Myftiut :

Si mund t’i djegim malet tona kështu?
Si nuk e vlerësuam asnjëherë këtë vend siç duhet?
Ku do të gjeni hije për të pushuar tani?
Si do të merrni frymë të pastër, në vend të tymit që po helmon ajrin tonë?
Dhe kur t’ju mungojnë burimet e ujit, çfarë do të bëni?
Bëj thirrje publike: Mos shkatërroni vendin tonë të dashur!
Mbroni pyjet nga zjarri, sepse ato janë oksigjeni ynë.
Apeloj veçanërisht për mbrojtjen e jetës njerëzore etj dhe veçanarisht malin e Krrabit, prej nga furnizohen me ujë të pijshëm qyteti i Pukës dhe i Fushë-Arrëzit. Shpalleni këtë zonë të mbrojtur rreptësisht!
Uroj të zgjohemi, të ndergjegjësohemi dhe të duam më shumë Atdheun tonë, para se të jetë vonë.

Gezim Kopani

12 gusht 2025

Leave a Reply