REAGIM
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim luftën mes Hamasit dhe Izraelit që ka filluar prej ditësh.
Sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme nga cilado palë që të vijnë, ashtu sikurse është e papranueshme kundërpërgjigjja jo-proporcionale.
Derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm është një akt barbar dhe jashtë çdo norme e parimi që parashikon lufta.
Politikat agresive të të dyja palëve dëmtojnë rëndë perspektivën e paqes mes dy popujve, atij palestinez dhe izraelit.
Ne shpresojmë që fuqitë e mëdha, të cilat kanë detyrën dhe përgjegjësinë të menaxhojnë ekuilibrat ndërkombëtarë, të ndërhyjnë sa më parë dhe të t’i japin fund kësaj lufte.
Paqja është një nga begatitë më të mëdha që Zoti i ka dhënë njeriut dhe kërkon prej tij që ta ruajë atë, duke thënë: “O ju që keni besuar, hyni në paqe të gjithë së bashku…” (Bekare/208)
Edhe Profeti ynë (a.s) në çdo rast këshillon paqen si të vetmen formë të pranueshme jetese për njeriun.
Lutemi që paqja të arrihet sa më parë dhe të dy popujt të gjejnë qetësinë e nevojshme!
Zoti i mëshiroftë shpirtrat e atyre që kanë humbur jetën, u dhëntë shërim të plagosurve dhe forcë atyre që po përballen çdo ditë me pasojat e kësaj lufte!
Të dy popujt meritojnë të jetojnë në dy shtete dhe në paqe mes tyre.
Sjellim në vëmendjen e besimtarëve që të shtojnë lutjet për paqe e siguri anë e kënd botës!
-Marr nga faqja zyrtare e KMSH ne fb , liku https://www.facebook.com/photo/?fbid=649151373989856&set=a.569845361920458