Profeti Muhammed a.s. here pas here shpjegonte ndonje histori qe kishte ndodhur ne te kaluren. Nje nga keto histori eshte dhe kjo…
Njehere ne mesin e hebrenjeve jetonin tre persona. Nje ishte lebros, tjetri qeros dhe tjetri i verber. Allahu xh.sh deshiroi t’i vinte ne prove, prandaj u dergoi nje engjell ne formen e njeriut.
Engjulli fillimisht shkoi tek njeriu lebros dhe e pyeti:
“Cfare deshiron me shume se cdo gje?”
Ai u pergjigj:
“Deshiroj te kem nje lekure te shendetshme me ngjyre te bukur dhe te shpetoj nga kjo semundje qe i largon njerezit nga une”
Engjulli ia ferkoi me dore lekuren te semurit. Menjehere njollat qe gjendeshin mbi te u zhduken. Lekura mori pamje krejt tjeter.
Engjulli serish e pyeti ate:
“Cfare deshiron tjeter te kesh ne zoterim?’
Ai u pergjigj:
“Deshiroj te kem nje deve”
Atehere engjulli i dhuroi nje deve te mbarsur dhe i tha: Zoti te dhurofte begati edhe me shume!”
Pastaj u nda nga ai.
Me vone engjelli shkoi tek qerosi dhe e pyeti:
“Cfare deshiron me shume se cdo gje?”
Ai u pergjigj:
“Deshiroj floke te bukur dhe te sherohem nga kjo semundje per shkak te se ciles njerezit me rrine larg”
Engjelli ia ferkoi koken dhe menjehere semundja u zhduk. Burri ndryshoi krejtesisht. Tani ai kishte floke te bukur dhe te dendur. Engjelli e pyeti:
“Cfare deshiron me shume te kesh ne zoterim?”
Burri u pergjigj:
“Deshiroj te jem gjedhe.”
Pasi i dhuroi nje lope te mbarsur, engjelli u pershendet edhe me te duke i uruar miresi e begati.
Pastaj erdhi tek i verbri. I beri te njejtat pyetje si dy te pareve. I tha:
“Cfare deshiron me shume se cdo gje?”
Ai u pergjigj:
“Deshiroj kthimin e syve qe te mund te shoh njerezit.”
Engjelli e pyet serish:
“Cfare deshiron tjeter te kesh me shume?”
Ai u pergjigj:
“Deshiroj te kem dele.”
Ne çast engjelli i dhuroi nje dele te mbarsur. Me kalimin e kohes pasuria e ketyre njerezve u shtua shume. Njeri kishte nje kope me deve, tjetri nje kope me gjedhe, ndersa i treti me dele.
Vite me vone, engjelli u shfaq perseri, por kesaj here ne formen e nje njeriu lebros.
Engjelli i tha atij qe kishte qene lebros:
“Une jame nje njeri i varfer. Nuk kam se me cfare te vazhdoj udhetimin tim. Mund te mberrij atje per ku jam nisur vetem me ndihmen e Zotit dhe perkrahjen tende. Pas Ate qe te dhuroi kete bukuri te lekures dhe kete pasuri, me fal nje deve.”
Ai u pergjigj:
“Nuk mundem. Kjo pasuri eshte e imja dhe e atyre qe kane nevoje me shume sesa ti.”
Engjelli ia ktheu:
“Une sikur te njoh ty. A je ti ai i varfri prej te cilit njerezit largoheshin per shkak te semundjes dhe Zoti te sheroi e te pasuroi?”
Burri e mohoi kete te vertet dhe i tha:
“Po flet si teper me duket. Kete pasuri e kam trasheguar nga te paret e mi.”
Engjelli i kujtoi:
“Nese po genjen, atehere Allahu te kthefte ne gjendjen e meparshme!”
Engjelli vazhdoi rrugen. Mori formen e nje qerosi. Takoi personin e dyte. I beri te njejtat pyetje si te parit, por qerosi ktheu te njejtat pergjigje si lebrosi.
Engjelli se fundit i kujtoi:
“Nese po genjen, atehere Allahu te kthefte ne gjendjen e meparshme!”
Pasi mori formen e nje njeriut te verber, takoi personin e trete. Engjelli i tha:
“Une jam nje njeri i varfer. Nuk kam te holla per te vazhduar udhetimin tim. Mund te arrij atje per ku jam nisur vetem me ndihmen e Zotit dhe perkrahjen tende. Pash dashurin e atij qe te fali shikimin, ma fal nje dele nga kopeja jote.”
Burri ne syte e te cilit dukej besimi i fort, i tha:
“Edhe une isha i verber si ti e Allahu m’i hapi syt. Isha i varfer e Allahu me pasuroi. Merr sa te duash dhe ler cfare te duash. Te betohem ne te madhin Zot, se nuk te ndaloj te marresh asgje!”
Engjelli i tha:
“Keto pasuri qofshin te gjitha tuat! Allahu qofte i kenaqur me ty!
Ai i tregoi per sproven me te cilen te tre njerezit u ndeshen dhe per pergjigjet qe dhane. “Dy shoket e tu e humben provimin, prandaj merituan denimin e Zotit xh.sh” tha dhe ne çast u zhduk ne horizont.
(Buhari, Enbija 51; Muslim Zuhd 10)
Myftinia Puke