Poezi: Syfyri i fundit


Erdhe e shkove sa na freskove
Zemrat tona na i gezove
Ramazan o muaj i bekuar
Lusim nga zjarri t’na ke shpetuar

Ishe i kendshem aromatik
Shum i dashur ishe per mik
Me bereqet na begatove
Boten islame n’namaze e bashkove

Me ty syfyri ishte freski
Me ty dita ishte qetesi
Me ty iftari na bashkoi
Me ty nata sa shume lulezoi

Ti sot po ndahesh nga ne
Erdhe ne vap por ike si rrufe
Ai mysliman qe ty te agjeroi
Nga denimi i zjarrit ai shpetoi

z.r. bresane
07.08.2013

Leave a Reply