Myftiu i Pukes Gezim Kopani uron besimtaret per Fiter Bajram

Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani
Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani ka uruar sot besimtaret per Fiter Bajram.

Neser date 08.08.2013 eshte dita e pare e festes se Fiter Bajramit. Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret qe namazi i Fiter Bajramit fillon me organizmin e namazit qe ne oren 06:00 ne Xhamine e qytetit te Pukes.

Urimi i Myftiu te rrethit te Pukes imam Gezim Kopani

Ne emer te Allahut. Meshiruesit. Meshirebersit. Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar i cili na mundesoi agjerimin e muajit te Ramazanit. Uroj qe ky Ramazan te jete bere shkak ne aferimin ndaj veprave te mira, lutjeve dhe adhurimeve drejtuar Allahut te Madheruar. Ky ishte nje muaj ne te cilin myslimanet nxituan ne ibadete dhe pune te hajrit. Ky ishte muaji i meshires dhe i durimit.Uroj qe urtesia dhe miresia e muajit Ramazan tjene bashkeudhetaret e gjithe besimtareve mysliman!

Te nderuar besimtare!
Neser inshalla do festojme festen e Fiter Bajramit. Me kete rast uroj te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes per hajer festen e Fiter Bajramit! Uroj qe Allahu i Madheruar te gezoje zemren dhe shtepin e cdo myslimani!Edhe nje here gezuar Fiter Bajramin
!

Myftiu i rrethit Puke
Gezim Kopani

07.08.2013

Leave a Reply