Padrejtesia

Padrejtesia

Sipas fese sone, ashtu si jeta, dhe nderi i njeriut, edhe pasuria e tij eshte e shenjte, e paprekshme. Ashtu sic eshte mekat i madh cenimi i jetes dhe i nderit te njeriut, eshte haram dhe mekat i madh edhe cenimi pa te drejte i pasurise se tij.

 

Pervetesimi i mallit dhe pasurise se tjetrit me dredhi, mashtrim, grabitje, deshmi te rreme, mite rushfet si dhe me cdo rruge tjeter te parregullt te ngjahme me keto, eshte padrejtesi dhe haram.

Allahu i Lartesuar urdheron ketu ne Kuran:

“O ju qe keni besuar! Mos hani mallin e njerit-tjetrit me te padrejte por vetem me tregti me pelqim te dyanshem dhe mos e vrisni njeri-tjetrin!Pa dyshim, Allahu eshte meshirues ndaj jush!” En Nisa29

Profeti Muhammed a.s. thote:

“Kush pretendon dicka pa te drejte dhe perpiqet ta beje te veten dicka qe s’eshte e vetja, s’eshte i yni. Ai le te pergatitet per vendin e tij ne zjarr!” Muslim,Iman 47

Nje njeri qe ka besuar, nuk zgjat dore ne mallin e tjetrit, nuk prek kufirin e fqinjeve ne are, vreshte e kopsht.

Sic eshte mekat marrja pa te drejte e dicka nga pasuria dhe toka qe eshte prone e personave, eshte po ashtu mekat edhe vjedhja e dickaje nga pasurie dhe toka e perbashket, sepse ne te eshte pasuria e personave.

Profeti yne ka bere te ditur se ata qe pervetesojne pasuri me padrejtesi ose grabitje, diten e kiametit do te ndeshkohen, dhe eshte shprehur keshtu:

“Ai qe merr pa te drejte dicka nga vendi qe i perket dikujt tjeter, ne diten e kiametit do te fundoset shtat kat me poshte se vendi i grabitur. Njeriut qe dhunon pa te drejte vendin e tjetrit, diten e kiametit ai vend do ti varet ne qafe!” Muslim. Musakat 30

Pervetesimi i mallrave pa te drejte eshte haram. Drejtesia duhet mbrojtur kudo e kurdohere. Kurse padrejtesia eshte perdhunim ne kuptimin me te qarte te fjales. Kurani thekson domosdoshmerin e ruajtjes me kujdes me te madhe nga cdo lloj padrejtesia, kerkon ndjekjen e drejtesise. Per zbatimin e drejtesise, Allahu xh.sh urdheron keshtu:

“Pa dyshim, Allahu urdheron drejtesi…” En-Nanhl 8

profeti yne ka aluduar per ndeshkimin e padrejtesise duke na porositur: “Ruhuni nga mallkimi i te pafajshmit!” Buhari, Zekat 63

Njeriu qe me deshmine e tij te rreme behet shkak per perfitim te padrejte, shemb edhe te ardhemn e tij edhe te te tjereve. Njekohesisht, me deshmin e tij te rreme ai behet shkak per humbjen e drejtesise ne bote, per vuajtjen dhe demtimin e njerezve te pafajshem. Njeriu qe ben deshmi te rreme, ben tre lloj mekatesh; thenie genjeshtre, ndihme per njeriun qe s’ka te drejte dhe demtim te njeriut qe ka te drejte.

Leave a Reply