Njoftim – Regjistrimi per Haxhin 2022

Njoftim!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit se tarifa e haxhit për këtë vit është 4900 Euro.Regjistrimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri më 12 Qershor 2022.Këtë vit do të mund të kryejnë haxhin të githë besimtarët të cilët fillimisht duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:1. Mosha maksimale e lejuar është 65 vjeç.2. Të interesuarit duhet të jenë të vaksinuar (me dy doza) kundër COVID 19.3. Testi PCR negativ, i bërë brenda 72 orëve para hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite.Të gjitha informacionet e tjera që përfshin paketa e haxhit mund ti gjeni në posterat e bashkëngjitur.

Adresa: Zyra e Haxhit- Komuniteit Mysliman i Shqiperise
Kontakt: E-mail: haxhi@kmsh.al, Tel: +355 44330338  |  Cel: +355 67 322 2223 ose kliko ne linkun: https://www.kmsh.al/formular-regjistrimi-paraprak-haxhi-2022/?fbclid=IwAR2TLP7Y0AXHQ3bs4rB9xxoHKoOElBQHmKQaaIuIQISlRuFBndhdS-QTHWc
Shenim: Regjistrimi perfundohet me dorezimin e dokumentacionit te nevojshem si dhe berjen e pageses.

Njoftohen të gjithë të interesuarit për regjistrime për Haxh 2022 se, Zyra e Haxhit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do të qëndrojë e hapur edhe gjatë fundjavës (e shtunë e diel), ora 8:00-16:00.

Leave a Reply