Myftinia Puke njofton besimtaret mysliman te rrethit Puke se neser date 26 mars 2025 pritet te jete nata e bekuar e Kadrit. Kjo eshte nje nate madheshtore per te cilen Allahu xh.shk ka nje sure (kapitull) me te njejtin titull ku thote:
“Ne e zbritem ate (Kur’anin) ne naten e Kadrit. E ç’te beri ty te dijsh se ç’eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e rendesishne se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre ne kete nate zbresin meleket dhe shpirti (xhebrail) per secilen çeshtje. Ajo qe percakton Zoti eshte paqe deri ne agim te mengjesit.” (El Kadr)
Syfyri mbyllet ne oren 03:56 ndersa iftari çelet ne oren 18:05