Njoftim: Eshte vendosur vlera e dhenies se Zekatit dhe Sadakas se Fitrit

Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka përcaktuar masën pë zekatin, fidjen dhe sadakanë e fitrit për vitin 2019.

Duke iu referuar floririt (85 gram), personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave bazike të depozituar për një vit hënor 382.500 lekë (ose ekuivalentën në çfarëdo lloj valute), e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.

Sadakaja e Fitrit dhe fidja do të jetë minimalisht 300 lekë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë fton të gjithë besimtarët të derdhin zekatin dhe sadakanë pranë këtij institucioni, pranë myftinisë së qytetit tuaj ose në numrat e llogarive në poster, duke siguruar që zekati dhe sadakaja juaj do të shkojë tek njerëzit më në nevojë si dhe tek nxënësit dhe studentët jetim që nuk kanë mundësi të shkollohen.

Lusim Allahun t`jua pranojë agjërimin, adhurimet,
sadakanë dhe zekatin tuaj!

4

Leave a Reply