Njoftim drejtuar besimtareve mysliman te rrethit Puke

Logo

Ne zbatim te Qarkores se Komunitetit Mysliman te Shqiperise nr.186 Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke se per shkak te korona viruesit (covid 19) jane marr keto masa:
“Anullohen te gjitha aktivitet islame qe Myftinia Puke kishte planifikuar te zhvillonte me rastin e muajve dhe neteve te bekuara. Nuk do kete asnje tubim me qellim predikimi, a ligjerimi ne xhami. Falja e namazit te kryehet ne menyre jo te organizuar per me teper xhemat masiv.
Personat qe kane semundje kronike dhe te moshuarit te evitojne lutjet ne grup apo me xhemat pasi mjeket thone se ky grup eshte me i ekspozuar ndaj covid 19.” Kjo sa i perket masave.
 
Sipas zhvillimeve si dhe duke marr parsysh informacionet qe thone se mund te kete nga ata qe kan kontaktuar me ndonje te infektuar, Myftinia Puke mund te shikoj mundesin qe namazi i farzit te falet ne distance 2 m larg Imamit (Hoxhes) ndersa xhemati ne nje distance 1 m larg njerit tjetrit. Nese do vendoset dicka e till do behen veprimet e duhura. Ne rast te perkeqesimit te gjendjes ka mundesi te shikohet edhe menyra e faljes apo organizimit te namazit te xhumas.
 
Krahas zbatimit te qarkores se Komunitetit Mysliman te Shqiperise ju kerkojme qe te zbatoni keshillat dhe udherat e dalur nga Shteti Shqiptar. Qendroni ne shtepi pasi duke qendruar ne shtepi ruani veten dhe te tjeret. Kujdeseni per higjenen dhe sa me pak kontakte me te tjeret.
 
Allahu ju ruajte te gjitheve!
 
Njoftim i publikuar sot: 11 mars 2020

Leave a Reply