Myslimanët pukjanë festojnë Fitër Bajramin

Besimtaret mysliman ne rrethin e Pukes festuan sot festen e Fiter Bajramin. Pas disa diteve agjerim, lutje, tevbe dhe lexim Kur’ani qindra

Gjate ritit te Fiter Bajramit. Xhamia Puke 17.7.2015
Gjate ritit te Fiter Bajramit. Xhamia Puke 17.7.2015

besimtare te rrethit te Pukes i jane drejtuar sot xhamiave te rrethit te Pukes per faljen e namazit te Fiter Bajramit. Ritet fetare startuan qe ne oren 04:30 me faljen e namazit te sabahut per te vijuar me predikime te ndryshme deri ne oren 06:06 min ku u be edhe falja e namazit te Fiter Bajramit. Namazi i Fiter Bajramit u drejtuar nga Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i cili po ashtu mbajti edhe hytben e Bajramit. Nder te tjera Myftiu Gezim Kopani tha: “…pas nje muaji agjerim sot myslimanet i jane drejtuar xhamiave per te kremtuar festen e Fiter Bajramit. Ju ftoj te gjitheve qe ne kete dite te bekuar ti shtrim doren Allahut xh,sh per pranimin e agjerimit, lutjeve dhe namazeve tona. Ashtu sic jemi sjell pergjate muajit Ramazan te jemi edhe ne muajt e tjere qe te jemi me te dashur dhe me bashkepunues me njeri tjeterin. Feja islame na mesoj qe te duam per tjeterin ate qe duam per veten tone. Vihet re nje sbehje te qetesise shpirterore. Vendi jone po perjeton nje ekson te madh duke len vendi per te shkuar jasht. Duhet te kemi kujdesi se nuk eshte cdo gje leku. Dikush ka lene prinderit dhe nuk dihet a do kete me mundesi per ti shikuar. Kjo gjendje nuk eshte vetem per keq qeverisjen e vendin por eshte edhe per shkakun tone. Me keqardhje shikojme se si tokat, arat nuk punohen. Vetem tek ne ndodh kjo. Hz.Muhamed a.s thote: “Dita e sotme nese eshte e njejte me diten qe kam lene pas, mos qoft dita ime” Cfare kuptojme me kete? D.mth nese dje kemi punuar nje meter katrore toke, sot te punojme dy metra katrore. Po ashtu kemi edhe lutjen: O Zot mos na le pa dinin tend! Pa toke e vatan Atdhe. Se nese nuk do kishim Atedhe as azil nuk mund te kerkojme dot.Po ashtu Myftiu uroj te gjithe myslimanet pukjan qe kan levizur jashtu duku i uruar ato per mbarsi me shprese per rikthim ne ndertimin e vendit te tyre…”

Dhjetra besimtare mysliman i jane drejtuar edhe xhamise se fshatit Iballe. Namazi i Fiter Bajramit u krye nga imami Bekim Sokoli. Namazi i Fiter Bajrami u fal edhe ne disa fshatra te tjere te rrethit te Pukes.

Puke 17.07.2015

Leave a Reply