Në kuadër të muajit të madh Rexhep Myftinia Pukë zhvilloi sot 24 prill 2015 një takim me banorët e fshatit Rrape dhe të Rrypës.
Në takim mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili predikoi mbi rëndësin e muajit Rexhep dhe netëve të Mira, Regaib, Miraxh dhe Beraet. Myftiu Gëzim Kopani ftoi të pranishmit që ti lutemi Allahut xh.sh pasi çdo lutje që i bëhet Allahut rritet bereqeti,lumturia dhe gëzimi në zemrat dhe shtëpiat e atij që i lutet Allahut xh.sh. Në fund të takimit u shpërndanë disa literatura islame.
Aktualisht në Rrape dhe Rrypë jetojne rreth 200 mysliman.
Rrape,24.04.2015