Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani i shoqëruar nga Imam,Anëtare të Këshillit të Myftinisë si dhe
Aktivistë të Rinisë Islame të rrethit të Pukës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Myftininë e Prizrenit,Kosovë.
Delegacioni i Myftinisë Pukë u prit nga Myftiu i Prizrenit Besim ef.Berisha, Sekretari Orhan Beslimaj, drejtori i financës Faruk Ukallo etj.
Kjo vizitë u zhvillua me rastin e zgjedhjes së Besim ef. Berisha kryetar të KBI Prizren dhe me këtë rast Myftiu i rrethit Pukës Gëzim Kopani tha: “Në emër të besimtarëve mysliman të rrethit të Pukës si dhe në emër të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë Ju shprehim urimet tona i nderuar Myfti Besim ef.Berisha për zgjedhjen Tuaj Myfti të Prizrenit. Qoftë kjo detyrë nderuese dhe ndriçuese jo vetem për Ju, por për të gjithë besimtarët mysliman të Prizrenit dhe me gjërë. Allahu i Madhëruar Ju dhëntë suksese dhe mbarësi Ju dhe stafit tuaj!”
Më pas Myftiu i Prizrenit në fjalen e tij tha: “Jam i nderuar me viziten që Ju i bëni Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit pasi vizita të tilla forcojnë bashkëpunimet tona. Myftinia Prizren do jetë bashkepunuese dhe shpresojmë që vizita të tilla të shtohen.”
Në fund Myftiu i rrethit Pukë ne shenjë respekti i dhuroi Myftiut të Prizrenit fotografin e vjeter të Xhamisë së Kodërhanit të qytetit të Pukës.
Prizren; 28.04.2016