Myftiu i Pukës Gëzim Kopani uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Nepermjet nje video mesazhi nga xhamia e fshatit Iballe , Myftiu i Pukes Gezim Kopani uron besimtaret mysliman te rrethit te Pukes festen e Kurban Bajramit. Ne mesazhin e tij Myftiu Gezim Kopani tha:
“Nga xhamia e fshatit Iballe deshiroj te uroj gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes gezuar dhe per shume vite festen e Kurban Bajramit. Le te jete kjo feste gezimi dhe lumturie per te gjithe ne , per besimtaret mysliman te rrethit te Pukes , per bashkeqytetaret tane dhe per te gjithe myslimanet te botes kudo qe ndodhen. Le te gezojme te gjithe sebashku , te adhurojme Allahun , ti kerkojme ndihme Allahut , te kerkojme mbrojtje Allahut xh.sh. nga cdo fatkeqesi. Po ashtu te behemi te gjithe sebashku ne festimin e kesaj feste , te jemi bashke me njeri-tjetrin ne urime dhe gezime. Ndaj dhe nje here gezuar te gjitheve festen e Kurban Bajramit kudo qe ndodheni.” 

Neser 6 qershor 2025 ne oren 06:10 do kryejne faljen e namazit te Kurban Bajramit

Leave a Reply