Myftiu i Pukes Gezim Kopani takim pune me kryetarin e KMSH-se H.Skender Bruçaj

Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa Anetare te Keshillit te Myftinise Puke zhvilloi me date 09 mars 2017 nje vizite pune ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise. Delegacioni i Myftinise Puke u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H.Skender Bruçaj.

Gjate takimit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shpalosi kryetarit te KMSH-se projektet dhe planet e punes qe Myftinia Puke ka projektuar per gjate vitit 2017. Ndersa kreu i KMSH-se Skender Bruçaj pasi falenderoi Myftiu Gezim Kopani dhe Anetaret e Keshillit te Myftinise Puke per kontributin e dhene inkurajoi te vazhdojne ne kete rruge duke garantuar mbeshtetjen e KMSH-se per Myftinine  e Pukes.

Gjate takimit vemendje e veçante ju kushtua mundesise se investimeve ne burime njerezore, xhami dhe te aktiviteteve te ndryshme sociale te cilat priten te zhvillohen pergjate vitit 2017.

09 mars 2017

20170309_123709

https://www.kmsh.al/al/2017/03/kryetari-i-kmsh-se-takim-me-perfaqesues-te-myftinise-se-pukes/

Leave a Reply