Në kuadër të natës së mirë Regaib Myftinia Pukë e mbështetuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zhvilluar një takim me banoret e fshatit Xathë. Në këtë takim
mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili pasi falenderoi banorët për interesimin foli mbi rëndësin e muajit Rexhep dhe natës së mirë Regaib. Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndaloi pak edhe mbi traditat islame që kanë fshatrat si Xathi,Fleti dhe Kulumria, ai ndër të tjera tha: “Janë pikërisht këto fshatra që me besimin e tyre ndërtuan xhamin e Kulumrisë e cila i shërbeu për tre fshatra. Njeriu pa besim në Allahun xh,sh është jetim dhe i pashpresë. Prandaj takime të tilla ngjallin jeten në zemrat e njerëzve duke u përgatitur kështu për ardhjen e natës së mirë Regaib”
Më pas të pranishmit pasi falënderuan Myftiun për organizimin e takimit kërkuan nga Myftinia dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndërtimin e një xhamie për fshatin Xathë ku të gjithë ne si fshat të kryejmë ritet fetare, pasi ne jemi fshat shumë i largët me Puken apo fshatrave të tjere ku ka xhami, thanë të pranishmit.
Në fund të takimit Myftiu Gëzim Kopani iu premtoi besimtarëve që vëmendja e Myftinisë Pukë dhe e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do shtohet edhe më tej për besimtarët mysliman të këtij fshati dhe jo vetem.
Në fund të takimit për të pranishmit u shpërndanë literatura islame si; drita islame, etika,kalendar islam etj.
Aktualisht (18 prill 2015) ne fshatin Xathë jetojnë mbi 160 banorë, ndersa ne fshatin Kulumri 16.
Xathë,Pukë më 18 prill 2015