Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sëbashku me bashkëpunëtor zhvilloi një vizitë në Myftinin e Shkodrës

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga disa anëtar të Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilloi sot një vizitë vëllazërore në Myftininë e Shkodrës ku u pritën nga Myftiu Muhamd Sytari dhe bashkëpuntorët e tij. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Myftininë e Shkodrës dhe në shenjë mirenjohje për të parët tanë të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm siç është Myftiu i nderuar H.H.Xhemal Naipi i cili në vitin 1923 ka përfaqësuar Myftininë e Pukës në kongresin e parë të Themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Shkodër 01.03.2023

___________________________
Me posht eshte teksti i publikuar ne faqen zyrtare nga Myftinia Shkoder

Vizitë vëllazërore e Myftiut të Pukës me këshilltarë
Paraditën e së mërkurës, më 1 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.Sytari , priti në një takim të përzemërt Myftiun e Pukës, H.Gezim Kopani me këshilltarë, në një vizitë vëllazërore.

Gjatë takimit të ngrohtë, u diskutua rreth aktivitetit të dy myftinive, domosdoshmërisë së leximit me urtësi të zhvillimeve të vendit dhe angazhimin pa rezerva në shërbim të vlerave të Thirrjes Islame në vendin tonë.

Myftiu i Shkodrës e përhajroi Myftiun e Pukës për aktivitetin e larmishëm dhe përpjekjet për të ruajtur gjallërinë e Thirrjes Islame në realitete e kushte të sforcuara e shumë të vështira, njëkohësisht plot vullnet dhe devotshmëri për t’u marrë shembull.

Në takim u diskutua edhe për aktivitetet që Myftinia Pukë ka planifikuar për Muajin Ramazan dhe bashkëpunimin në këtë drejtim.
Burimi: http://myftinia-shkoder.org/?p=11829

Leave a Reply