Myftiu i Pukës Gëzim Kopani priti në takim Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Simon Kulli

Paraditen e sotme,  datë 13 dhjetor 2023 , Myftiu i Pukës Gëzim Kopani priti Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Simon Kulli i cili shoqërohej nga famullitari i kishës katolike Pukë Zef Marku.

Kjo vizitë u zhvillua me kërkes të Ipeshkvit Simon Kulli i cili pasi e falenderoj Myftiun për pritjen, ndër të tjera tha: “Falenderoj Myftiun e Pukës Gëzim Kopani për gjithçka që ban për bashkëpunimin me kishen. Sikurse e kam thënë edhe në inagurimin e xhamisë, që ishte para disa ditësh, që ne, të gjithë sëbashku duhet të punojmë , pasi bota ka nevoj të shikojë vëllazeri, bashkim, paqe , dashuri. Jam mirënjohës për ju Gëzim në Pukë për klimen që keni mes besimeve, pasi kjo është ajo që na mban edhe ne, për të qenë vëllezër dhe motra pa kurrë farë dallimi…”
Në fjalën e tij Myftiu Gëzim Kopani pasi falenderoj për viziten Ipeshkvit , ndër të tjera tha: “Më të vërtet sot, bota ka nevojë për të shikuar këto bashkëpunime, të cilat janë në të mirë të qytetarëve tanë pa dallim. E vlerson viziten tuaj në Myftininë e Pukës duke e konsideruar sikur gjithë besimtarët katolik e kan bërë këtë vizitë.”
Më pas takimi kaloi në bisedë të lirë ku u bashkëndan shembujt e harmonisë fetare në rrethin e Pukës.

Kjo është vizita e parë që një Ipeshkv zhvillon në Myftininë e Pukës pas asaj që Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka zhvilluar vite më parë në Dioqezen e Sapës.

13 dhjetor 2023

Leave a Reply