Me datë 28 mars 2022, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani priti në një takim një përfaqësi nga fshati Trun i cili ndodhet në njësin Administrative Blerim të Bashkisë Fushë Arrëz. Kryeplaku i fshatit Isuf Selmani shprehu falenderim të veçantë për Myftinin e rrethit Pukë dhe Myftiun e saj Gëzim Kopani i cili prej vitesh ka ndihmuar me projekte të ndryshme fshatin tonë. Ndërsa nga ana e tij Myftiu Gëzim Kopani vlersoj viziten që përfaqësuesit e fshatit Trun i bënë Myftinisë , dhe njëkohësisht falenderoj fshatin dhe përfaqësin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshm.Më pas takomi vijoj mbi tema të ndryshme ku vemendje e veçantë mori muaji i bekuar i ramazanit 2022.Fshati Trun është një ndër fshatrat më të largët që Myftinia e rrethit Pukë mbulon.