Myftiu i Pukes Gezim Kopani pret ne nje takim zyrtare Ambasadorin e Kuvajtit ne Shqiperi

1

Sot me; 02 gusht 2019, Myftiu i Pukes Gezim Kopani priti ne nje takim zyrtare Ambasadorin e Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Fayez Mishari Al Jassim dhe Atashun e kesaj Ambasades Jasin Al Bader. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi e njohu Ambasadorin me historikun e Myftinise Puke nder te tjera tha: “Eshte moment i vecante per ne te kemi mysafir kaq te nderuar ne Myftinine e Pukes. Populli Kuvajtian cdo here ka qene pran njerezve ne nevoj duke shtrire doren e solidaritetit edhe ne rrethin e Pukes. Prej disa vitesh kemi zhvilluar projekte te perbashketa sociale ne ndihme te familjeve ne nevoj si dhe bashkepunime ne fusha te tjera. Ne kete kuader ne emer te Myftinise Puke shpreh falenderimit me te vecanta per Ambasaden e Kuvajtit, Ambasadorit Fayez dhe Atashun Al Bader per mbeshtetjen duke shpresuar ne bashkepunime te tjera ne te ardhmen.”

Ne fjalen e tij Ambasadori i Kuvajtit ne Shqiperi Fayez Mishari Al Jassim pasi falenderoj Myftiun Gezim Kopani dhe stafit te tij per pritjen , nder te tjera tha: “Populli Kuvajtian cdo here eshte munduar te jete prane njerezve ne nevoj, kete gje e permendi pak me pare edhe Myftiu i Pukes. Ndjehem mire qe sot ndodhem ne rrethin e Pukes ku u informova nga afer me veprimtarit e ndryshme te Myftinise. Me kete rast bashkepunimet jone do vijoje me Myftinine e Pukes duke kontribuar keshtu tek qytetaret e kesaj zone.”

Pas takimit dhe veprimtarive te tjera, vizita u mbyll duke bere vizite vendit te xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke.

Puke me; 02 gusht 2019

2 3 4 5

 

Leave a Reply