Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pranoi mesazhe urimi me rastin e 100 Vjetorit të Themelimit të Myftinisë Pukë

Me rastin e 100 Vjetorit të Themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të Myftinisë Pukë me datë 2 dhe 3 mars 2023 Myftinia Pukë zhvilloi pritje publike për ata që kishin dëshirë të shprehnin urimet e tyre. Më këtë rast Myftiu i Pukës Gëzim Kopani me bashkëpunëtorët e tij pranoi urime nga ; Famullitari i Kishës Katolike Pukë , Bashkia Pukë, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave, nga subjekte të ndryshme poliktike, përfaqsues nga fshati Qerret dhe Trun si dhe nga xhematet e xhamive.
Aktivitetet në kuadër të 100 Vjetorit të Myftinisë Pukë do vijojnë edhe në ditët në vijim të cilat do të finalizohen me datë 18 mars nga ora 08:00 – 15:00.

Leave a Reply