Myftiu i Pukes Gezim Kopani: Çdo kush duhet te sqaroje pozicionin e vet.

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani ne hytben e xhumase se dites se sotme (12.09.2014) ka mbajtur nje qendrim ne lidhje me pozicionimin e myslimaneve ai nder te tjera tha:

“Nuk kan qene te pakta rastet kur kam degjuar pyetjen;  cili eshte lidri i myslimaneve? Une ju them; A ka lider me te madhe se Zoti

Myftiu Gezim Kopani ne hytben e xhumase 12.09.2014
Myftiu Gezim Kopani ne hytben e xhumase 12.09.2014

krijuesi i Gjithesise? A ka fjale me te sakte se fjala e Allahut xh.sh ne Kur’an? Myslimanet duhet te kuptojne faktin se; te jesh mysliman i mire eshte kur ti i lutesh Allahut xh.sh. Ku eshte pare qe myslimani te mos shkoj ne xhami? Ku eshte pare qe ne emer te Allahut xh.sh te terorizosh? Ku eshte pare qe myslimani te behet shkaktar me veprimet e tij te digjet emri i Allahut (madje me nominim)?

Myslimani nuk guxon te bej veprime te tilla saqe te qosh dike per ta djeg emrin e Allahut xh.sh, emrin e Profetit Muhammed a.s. Ka nga ata qe thone se; nuk na duan. Kur i pyes pse? Thone: Vetem se jam mysliman. U them; mundet, por mysliman duke pi raki ska? Mysliman duke mos shku ne xhami? Ka ardh koha qe myslimanet te qartesojne pozicionin e tyre. Ka ardh koha qe myslimanet e Pukes ti pergjigjen Islamit edhe me shume, ti pergjigjen namazit te xhumase edhe me shume.

Si e dallojme nje mjek? E dallojme pasi ai ka bluzen e bardhe. Po nje mysliman si e dallojme? E dallojme kur ai shkon ne Xhami, kur ai agjeron Ramazanin, nuk konsumon veprat e haramit dhe si i till ai pastrohet duke u bere nje mysliman i paster dhe i dukshem. Atehere cfare pret? Ktheju Allahut xh.sh lutji vazhdimisht Atij.

Sikur vetem 15 % e familjeve myslimane te qytetit te Pukes nese do i pergjigjeshin namazit te xhumase ashtu sic duhet, nuk do mjaftonte nje xhamo por  tre xhami.

Prandaj ne myslimanet jemi krenar me kete fe qe kemi dhe duhet ti pergjigjemi asaj sa me shume. Me kete fe kemi mesuar dashurin per njeri-tjetrin, kemi mesuar per te ndihmuar njeri-tjeterin, kemi mesuar qe femijet tani te jene te edukuar me dijen islame dhe dije shkencore. Nese myslimanet do te ishin te bashkuar do perfitonin me shume atoritet jo vetem tek Allahu xh.sh por edhe tek njeri-tjetri. Nese myslimanet do te ishin te bashkuar do te kishin me shume mundesi per tju treguar te tjereve moralin qe ofron islami.”

Puke, 12 shtator 2014

Leave a Reply