Besimtaret mysliman te Fushe-arrezit kerkojne ndihme nga Komuniteti Mysliman jo vetem ne ndertimin e xhamise ne Fushe-arrezit, por edhe ne ndihme financiare per familjet e varfra myslimane.
Ata duke vlersuar takimin shprehen edhe nje here kerkesen e tyre per ndertimin e xhamise. Besimet e tjera kan kultin e tyre, keshtuqe edhe ne duam xhamin than grat e pranishme ne takim.Ne kerkojme nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise te ndertohet xhamia e Fushe-arrezit si dhe te mbeshtes sadopak me ndihma familjet e varfra myslimane. Te gjithe ne qe ndodhemi sot ketu prezent nuk kemi asnje njeri ne pune,kemi te semur e te paralizuar,kemi jetim dhe askush nuk po na gjendet prane.”
I ndodhur perball ketij reagimi Myftiu Gezim Kopani tha: “…E thash edhe ne krye te heres,e di qe qyeti i Fushe-arrezit ka probleme te medha sociale, e mbi te gjithe ato ekonomike. Sic e dini, kur kemi pas mundesi jemi gjendur pran familjeve tuaja. Di te them se; keto 5 vitet e fundit gjendja e familjeve myslimane dhe jo vetem eshte perkeqsuar dhe shkalla e depresionit eshte rritur jo vetem ketu ne qytitin tuaj por ne te gjitha familjet pukjane. Kjo jo vetem si pasoj e gjendjes se veshtir ekonomike por edhe si pasoj e largimit nga besimi ne Zot. Eshte shqetesim real kur te gjithe ju njezeri thoni qe familjet tuaja skan asnje pjestar ne pune. Nese nuk gabohem , prezent jeni rreth 50 gra e nena myslimane. Nuk dua ta besoj se komuniteti mysliman i Fushe-arrezit diskriminohet duke i lene pa pune, pasi do ishte dicka shume e rende. Nese gabohem, atehere si mund te shpjegohet fakti qe ne 50 familje mysliman asnjera nuk ka njeri ne pune?Ju duhet te kerkoni te drejten tuaj. Me gjithate, Myftinia Puke, Komuniteti Mysliman dhe shoqatat islame do jen pran jush, dhe me aq mundesi qe do kemi, do gjendemi pran. Myftinia Puke ju fton qe te forconi besimin ne Alllahun, te forconi lidhjet mes njeri-tjetrit, te arsimoni femijet tuaj,dhe te ndihmoni njeri-tjetrin.” u shpre Myftiu i Pukes Gezim Kopani
Fushe-arrez, 07 shkurt 2015