Ne kuader te festes se Kurban Bajramit Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar nje takim ne fshatin Qerret. Ne kete takim Myftiu foli mbi rendesin qe feja islame i kushton adhurimit ndaj Allahut. Myftiu nder te tjera tha: “…Njeriu me nje pune te mire mund te fitoj kenaqesin e Allahut xh.sh po ashtu edhe me nje pune te keqe mund ta hidheroj Allahut. Prandaj festa e kurban Bajramit eshte nje mundesi e mire qe ti kthehemi Allahut. Ta lusim Allahun cdo moment te jetes sone pasi ai na don dhe prandaj jemi ne kete bote.”
Besimtaret e pranishem shprehen falenderime te vecanta per Sait Fishten i cili po nderton xhamin e ketij fshati duke i kerkuar Myftiut gjetjen e nje imami per mbulimin e sherbimeve fetare ne kete fshat.
03 tetor 2014