Myftinia e rrethit te Pukes ne bashkepunim me Zyren e Gruas prane Komunitet Mysliman te Shqiperise organizoi sot ne xhamine e qytetit te Pukes takimin e radhes me grate e qytetit.
![Takimi i grave ne xhamin e Pukes. 30.5.2015](http://myftiniapuke.org/wp-content/uploads/2015/05/20150530_115432-300x225.jpg)
Ne kete takim mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili tha: “….Te gjitha takimet qe behen ne perkujtim te miresive te Allahut xh.sh jane takime te cilat pastrojne zemrat e besimtareve. Diten e hene mbare bota islame do perjetoje naten e trete te Mire, ate te Beraetit. Kjo nate u terheq vemendjen myslimaneve per ardhjen e nje mysafiri te shume pritur, sic eshte muaji i Ramazanit. Prandaj, myslimanet ky muaj duhet ti gjej te pergatitur ne qellimin (nijetin) e tyre, me qellim perfitimin e miresive te ketij muaji.”
Ndersa perfaqesuesja e Zyres se Gruas prane KMSH-se Ana Haxhiu foli mbi rendesin e tre neteve te Mira dhe ate te muajit Ramazan. Ajo vuri theksin mbi rendesin e adhurimeve dhe agjerimit pergjate muajit te shejte te Ramazanit.
Puke 30 maj 2015