Ne kuader te promovimit te vlerave islame, Myftinia Puke ka zhvilluar sot 7 shkurt 2015 ne ambjentet e Hotel Turizmit Fush-arrez nje takim me grate myslimane te ketij qyteti.
Ne takim mori pjese antari i Keshillit te Myftinise Puke per Fushe-arrezin Basri Selimaj si dhe Myftiu Gezim Kopani i cili mbajti nje predikim ne lidhje me vlerat islame dhe rendesia e mbeshtetjes tek Allahu xh.sh. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha: “…Fjala Islam do te thote paqe,dashuri, prandaj ne sot kemi me shume nevoj per paqe,harmoni e dashuri mes njeri-tjetrin. Ti shtrim doren e ndihmes njeri-tjetrit,ta duam dhe ta respektojme familjen. Nuk jane vetem kushtet e veshtira ekonomike qe familjet jane zhytur ne depresion por eshte edhe mungesa e adhurimti te Zotit te Madheruar. Te gjithe ne si besimtare kemi nevoje per ndihmen e Zotit. Duhet ti shtrim doren Atij pasi Ai pergjigjet lutjes kur lutesi i lutet Atij. Po ashtu nuk duhet te humbasim shpresen tek Zoti, pasi Ai na ka krijuar dhe Ai na furnizon…”
Me pas takimi vijoi me fjalen pershendetese te Erjola Kopani e cila foli mbi disa rregulla islame qe grate myslimane duhet te kene parasysh gjate jetese se perditeshme. Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Puke e mbeshtetur nga Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder.
Fushe-arrez 07 shkurt 2015