Zhvillohet ne qytetin e Pukes nje seminar kushtuar nates se Miraxhit.

 

Puke, seminar kushtuar nates se Miraxhit
Puke, seminar kushtuar nates se Miraxhit

Myftinia e rrethit te Pukes me rastin e nates se madhe “Miraxh” ne sallen e leksioneve te Pallatit te Kultures Puke zhvilloi me date 05 qershor 2013 seminarin me teme: “Nata e madhe e Miraxhit dhe vlerat e saj.”

Seminari startoj me leximin e disa pjeseve Kur’anore dhe me pas me ilahi. Me pas antari i Keshillit te Myftinise Puke prof. Xhemal Meçi mbajti kumtesen: “Tradita zakonore e pukjaneve per festimin e neteve te medha.”

Ne fjalen e tij Prof.Xhemal Meçi nder te tjera tha: “…Ne rrethin e Pukes çdo here jane festuar dhe kremtuar netet e medha. Pukjanet ne menyre te organizuar kane festuar naten e Mevludit, ku kendonin Kur’ani dhe Mevlude. Kjo tradite ishte shume e njohur ne Puke, Kabash, Qerret, Kryezi etj. Pukjanet çdo here ne menyre madheshtore kane kremtuar edhe muajin e shejte te Ramazanit e per me teper naten e Kadrit. Une, mbaj mend topat e Koderhanit kur binin ne kohen e iftarit per me treguar se ka hy koha e iftarit, ne fshatin tone Meçe femijet ecnin neper rruget e fshatit duke thene: “Pini uje se plasen topat.”

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne fjalen e tij nder te tjera tha: “...Tashme ne po takohemi ne tubime te ndryshme islame, dhe kjo eshte nje gje shume e larte per besimtaret mysliman. Ashtu sic marrim sevape ne qe po organizojme keto takime ashtu merrni edhe ju sevape qe beheni pjese e ketyre takimeve. Ne kete nate te madhe le te punojme te gjithe sebashku per rritjen e besimit tek i madhi Zoti pasi me besimin tek i madhi Zot njeriu mund te realizoj çdo qellim. Me besimin tek Zoti myslimani largohet nga veprat e liga, dhe i afrohet puneve te mira. Le te punojme te gjithe sebashku per forcimin e vlerave shpirterore jo vetem ato personale por edhe shoqerore, pasi te gjitheve na intereson qe te kemi nje shoqeri te shendoshe dhe me vlera humane dhe kulturore.

Ne kuader te nates se madhe te Miraxhit  Myftinia e rrethite te Pukes ka zhvilluar takime ne qytetin e Fush-arrezit si dhe ne fshatin Qerret.

Puke me 06/06/2013

 

Puke, seminar kushtuar nates se Miraxhit 05/06/2013
Puke, seminar kushtuar nates se Miraxhit
05/06/2013

 

Leave a Reply