Myftinia Puke shtron iftarin e fundit

Sot 16.07.2015 Myftinia Puke ne bashkepunim me drejtorin e firmes Beralb Huseyin Cetinkaya u organizua shtrimi i iftarit te fundit.

Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani falenderoj drejtorin e firmes Beralb Huseyin Cetinkaya i cili si cdo vit ka respektuar agjeruesit e Ramazanit duke shtruar iftar. Iftari eshte momenti kur agjeruesit i luten Allahut xh.sh, si dhe nder momentet me te aferta me Ate. Myftiu gjithashtu uroj te pranishimi festen e Fiter Bajramit.

Ne fjalen e tij pershendetese drejtori i Beralb Huseyin Cetikaya tha: “Falenderoj Myftiun Gezim Kopani i cili cdo here ka qene bashkepunues me ne duke na respektuar dhe ne e shikuam te arsyeshme organizmin e ketij iftari. Lus zotin qe te na jap mundesi ne kryerjen e puneve te mira dhe me kete rast ju uroj gezuar festen e Fiter Bajramit!”

Puke 16.07.2015

Leave a Reply