Festat e 28 dhe 29 Nëntorit e kan gjetur Myftinia Pukë në fshatin Flet. Ky takim u zhvillua në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit si dhe të 102 vjetorit të Pavarësisë.
Në këtë takim mori pjesë Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani, kryeplaku i fshatit Flet Riza Zeqa etj. Takimi filloj me leximin e verseteve të Kur’anit për të vazhduar me kumtesen e antarit të Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukës Afrim Laçi i cili foli mbi “Historikun e besimit mysliman të fshatit Flet”.
Në fjalen e tij kryeplaku i fshatit Riza Zeqa pasi falenderoi Myftininë e Pukës tha: “…Ndjehem shumë mirë që sot në festen e 29 Nëntorit keni ardh në fshatin tonë. Ky takim është vlersim për ne. Vetem ju po kujtoni kontributin e fshatit Flet në luften kundër pushtesit Serb. Kohë më parë fshati ynë ka qenë shumë i populluar. Mos vallë fakti që sot ky fshat ka pak banorë ka bërë që institucionet e shtetit të mos e kujtojnë luften heroike të fshatit Flet? Ky ishte fshati që ndaloi depërtimin serb. Ky është fshati që i dha Dëshmor këtij shteti. Çfarë është bërë për këtë fshat?Asgjë. Prandaj gjëj rastin t’ju falenderoj edhe një për këtë aktivitet kaq domëthënës.”
Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani pasi solli në kujtesë disa fakte historike të luftës (vitit 1912-1913) dhe të kontributit të besimtarëve mysliman dhe jo vetem të fshatit Flet tha: “Dua të nis këtë takim me thënjën e hz.Ali Korçes i cili thotë: “Zot! Të na rrojë Atdheu, Kombësija! Aqë sa të na rrojë edhe gjithësia!” është ky objektivi i fesë islame që ka edukuar për breza familjen shqiptarë. Si myfti i rrethit të Pukës ndjehem krenar për heroizmin e imam Osman Hoxhës si dhe të myezinit Bajram Haziri të cilët luftuan dhëmb për dhëmb me serbët. Fshati Flet është shembulli më i mirë ku kleri mysliman ka vulosur kontributin e vet në mbrotje të Atdheut. Kujtoj këtu imamin e xhamisë së fshatit Kulumri Osman Hoxha i cili ra dëshmor për Liri e Pavarësi si dhe shumë banorë të fshatit Flet.”
Flet 29 nentor 2014
Fotografi te tjera