Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë Pukë

Myftinia e rrethit Pukë gjatë ditës së sotme datë; 26.01.2014 në ambjentet e Biblotekës së qytetit të Pukës zhvilloi seminarin me titull “15 vjetori i hapjes së Xhamisë së Re Pukë”.

Xhemal Meçi duke mbajtur kumtesen "Si u arrit ne ndertimin e Xhamise se Re Puke" Date: 26.01.2014
Xhemal Meçi duke mbajtur kumtesen “Si u arrit ne ndertimin e Xhamise se Re Puke”
Date: 26.01.2014

Seminari u hap me lexim Kur’anor nga imami i Xhamisë së re Pukë Bekim Sokoli i cili më pas bëri edhe moderimin e seminarit.

Mjeshtri i Madh i Punës, prof.Xhemal Meçi mbajti kumtesen “Si u arrit në hapjen e xhamisë së re Pukë?” Në fjalen e tij, z.Meçi ndër të jera tha: “Xhamin që gëzojmë ne sot është falë punës së ish-Myftiut H.Elez Hoxha i cili mbeshtetur nga: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshill i Myftinisë Pukë, dhe të imamit nga Kosova Adem Ademi u mundësua financimi i xhamisënga një shoqatë arabe.”

Më pas antari i Këshillit të Myfinisë Pukë Afrim Laçi mbajti kumtesen me titull: “Xhamia e Re Pukë, 15 vjet shërbim Islam” Z.Laçi , solli fakte mbi jeten fetare të xhamisë së re Pukë. Ndër të tjera ai tha: “Imami i parë i xhamisë së re Pukë qe, ish-Myftiu H.Elez Hoxha, më pas deri në vitin 2004 H.Ibrahim Hoxha. Nga viti 2004-2013 Gezim Kopan. Ndersa sot në vitin 2014 Xhamia e re Pukë drejtohet nga imam Bekim Sokoli. Nga viti 1998-1999 ka shërbyer si myezin Haki Ademi, 1999-2002 H.Qazim Kopani, 2002-2004 Armand Morina, 2004-2012 Ali Guri, dhe nga viti 2012 e në vazhdim Erjon Sula. Në xhaminë e Pukës kan mbajtur ligjjeratë teolog të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku përmendim: “Ish-N/Kryetari i KMSH-së Jusuf Salkurti, ish-Myftiu i Tiranës Selim Stafa, ish-Myftiu i Shkodrës Faik Hoxha etj.”

Xhamia e re Puke. Fotografi e vitit 2013
Xhamia e re Puke.
Fotografi e vitit 2013

Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Xhamia është shtëpia e Zotit. Nëpërmjet xhamisë përçohet paqja dhe dashuria e Islamit. Sot unë, Këshilli i Myftinisë Pukë dhe gjithë besimtaret e Pukës bëjmë dua dhe falenderime për të gjith ato që mundësuan ndërtimin e Xhamisë së Re Pukë. Në fakt ky seminar ka qënë planifikuar të zhvillohet në vitin 2013, por për arsyë objektive nuk e realizuam. Myftinia Pukë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është duke punuar për ndërtimin e xhamiave të tjera të rrethit tone, dhe më konkretisht atë të Kodërhanit dhe të Fush-arrezit.”

Përfaqsuesi i fesë Katolike, Famullitari i Pukës Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: “Jam sot këtu për të dëshmuar mardhenijet tona. Kjo është ditë e veçantë, pasi është 15 vjetori i një ndërtese të rëndësishme, jo vetem për simbolin që ka, por na kujton edhe komunitetin mysliman. Gëzohem që ndodhem këtu sot dhe ju uroj mbarësi.”

Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, njëherazi Drejtor për Rininë dhe Mardhenjeve me Publikun Erjol Haxhia pasi përshëndeti aktivitetin ndër të tjera tha: “Më bëhet qefi që Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjës së xhamisë së re Pukë. Xhamia Pukë, përveç shërbimeve fetare ka bërë edhe shërbime sociale siç ishte rasti i strehimit të vëllezërve tanë Kosovare në vitet 1998-1999. Edhe hz.Muhammed a.s. punen e parë që ka bërë në rrugen e islamit ka qenë hapja e xhamisë së Nebevisë.Me këtë rast shpreh falenderimet e veçanta për të gjithë imamët, vaizat dhe myezinat si dhe Myftiun Gezim Kopani që kanë shërbyer në këtë xhami. Rrethi i Pukës është vend i vogel dhe i ftohtë, por me njërëz të mirë dhe me zemer të madhe.”

N/Prefekti i Pukës z.Marash Kola në përshëndetjen e tij ndër të tjera tha: “Duke ju falenderuar për ftesen, ju uroj sinqerisht për këtë seminar që është kaq domethënës për ka rëndësia pasi flasim për një objekt kulti. Xhamia e  Pukës tashmë është kthyër në një objekt i rëndësishëm i rrethit tonë. Aty bashkohen njerëzit, dashuria e tyre dhe të gjithë sëbashku i luten Zotit. Ju premtoj që do jem i angazhuar duke ju mbeshtetur në ndërtimin e xhamiave po ashtu edhe të kishave.”

Në emër të familjes së ish-Myftiut të Pukës H.Elez Hoxha, përshëndetin seminarin djali i tij Musa Hoxha.

Me pas aktiviteti u permbyll me nje koktej e shtruar për këtë rast, si dhe u shpërnda literaturë islame.

Fotografit te tjera:

Xhamia e re Puke. Fotografi e vitit 2013
Xhamia e re Puke.
Fotografi e vitit 2013

 

Leave a Reply