Inagurimit te rindertimit te xhamise se vjeter te Xhamia Kodër Hani Pukë i parapriu sot 3 nentor 2023 ne qytetin e Pukes simpoziumi me titull: “Xhamit, shtepit e vlerave hyjnore dhe njerezore.”
Simpoziumi u hap me Hymnin Kombetare per te vijuar me kendimin e Kur’anit nga imam Erjon Laçi dhe me fjalen pershendetese te Myftiut Gezim Kopani , te drejtorit te Fondacionit Miresia Korab Kaja, te Xhemal Bexhetit nga Tetova etj.
Me pas simpoziumi vijoj me kumtesen me titull: “Historik i shkurter i xhamise se Koder Hanit , Puke.” e mbajtur nga ish-Antari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi.
Me shume interes u degjua kumtesa me titull: “Kontributi i xhamive ne levizjen kombetare shqiptare.” e mbajtur nga Krye Imami i Keshillit te Bashkesise Islame te Prizrenit dr. Orhan Bislimaj . Kumtese tjeter ishte ajo me titull: “Mejtepet, vatra e dijes dhe e edukimit te brezave.” e mbajtur nga sekretari i Keshillit te Myftinise Puke prof. Ylli Hadroj. Ne fund aktivitet u permbyll me nje qerasje per te pranishmit.
Simpoziumi u moderua nga aktivisti i Myftinise Puke Beser Sokoli