Myftinia Pukë një ndër institucionet më të vjetra të qytetit të Pukës

Myftiu i rrethit të Pukës Gëzim Kopani gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot datë 13.05.2016 në xhamin e Pukës në kuadër të 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë ndër të tjera tha:

Xhamia Puke 13.5.2016
Xhamia Puke 13.5.2016

“Ne e dime, por edhe të tjerët le ta dinë se Myftinia e rrethit Pukë është një ndër institucionet më të vjetra të qytetit dhe të rrethit të Pukës. Qëndra e Myftinisë ishte Xhamia e Koder Hanit e cila është djegur mbi 3 here. Aty ka qenë edhe konaku i Myftinisë në të cilen ka pas shumë libra dhe dokumente të ndryshme , të cilat sot nuk i kemi. Nuk i kemi; pasi sistemi dëshiroj të kishte tunele dhe magazina. Para 25 vitesh Myftinia e rrethit Pukë filloi të riorganizohet dhe për këtë myslimanët e rrethit Pukë duhet të jenë krenare pasi Myftinia e rrethit Pukë nuk ishte vetem një institucion fetare islame , ajo qysh ne zanafillen e saj ka qenë institucion i rëndësishem në jeten shoqërore..Në fillimet e saj Myftinia e rrethit të Pukë përveç aktiviteteve shpirtërore islame ishte edhe  institucion arsimor, dhe Atdhetar. Mejtpet e Myftinisë kan qenë të vetmet institucione të mirë organizuar në mësimin dhe këndimin e gjuhës shqipe në rrethin e Pukës. Nuk mungojnë rastet ku Hoxhallarët kanë dhënë mësime mbi këndimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe. Madje nga këto Mejtepe siç është ai i fshatit Kabash Pukë, dolen shumë hoxhallar por edhe mësues. Prandaj në 100 vjetorin e krijimit të qytetit të Pukës Myftinia e rrethit Pukë duhet të përfshihet si një nder institucionet më të vjetra të këtij qyteti.”

Pukë 13.5.2016

20160513_130700 20160513_132417 20160513_132316 20160513_132439 20160513_132532

Leave a Reply