Me rastin e natës se mirë Beraet, sot 17 mars 2022, Myftinia Pukë shpërndau pako me ushqime për disa familje në nevojë. Me këtë rast Myftiu i Pukës Gëzim Kopani bëri të ditur se pakot me ushqime u mundësuan nga Kamer Duraku nga Kosova me banim ne Gjermani si dhe dy shqiptarë të tjerë po ashtu nga Kosova me banim në Gjermani të cilët dëshiruan të jenë anonim. Me këtë rast Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falenderoj donatorët tha: “Kjo sadaka është e veçantë jo vetem se vjen nga shqiptarët e Kosovës në diasporë, por dhe për faktin se kjo ndihmë shpërndahet sot me rastin e natës së tretë të mirë Beraet.”Nga kjo sadaka përfituan 40 familje, përkatësisht në: Pukë, Dedaj, Qerret dhe Blerim.