Myftinia Puke ndihmon edhe disa familje te tjera ne rrethin e Pukes

Pas thirrjes se bere nga Myftinia e rrethit Puke per tju ardhur ne ndihme disa familjeve te varfra ne rrethin e Pukes, vin ndihmat e radhes nga AIITC,Albania dhe nje perfaqsues i familjes se imam Sadik Prishtines.

Myftiu Gezim Kopani gjate vizites tek shtepia e A.Sh ne fshatin Qerret, Puke
Myftiu Gezim Kopani gjate vizites tek shtepia e A.Sh ne fshatin Qerret, Puke

Ne shenje solidariteti AIITC Shqiperi ka vendosur ti pergjigjet thirrjes se Myftinise Puke per ti ardhur ne ndihme disa familjeve ne nevoje ne rrethin e Pukes. Nga kjo ndihme perfituan rreth 10 familje ne nevoje ne qytetin e Pukes si dhe nje familje ne fshatin Qerret. Ndihmat konsistonin ne; rroba,jorgana, batanije,divan, sobe dhe ushqime. Po ashtu nje ndihme tjeter ishte edhe ajo e dhene nga Enver Luma nip i imam Sadik Prishtina i cili dhuroi nje sobe te re.

Ne shperndarjen e ndihmave mori pjese vet Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani i cili ka falenderuar drejtorin e AIITC z.Ramiz Zeka per mbeshtjetjen e dhene si dhe Enver Lumen nipin e imam Sadik Prishtines.

Pas thirrjes qe Myftinia Puke ka bere ne internet, jane ndihmuar mbi 30 familje ne rrethin e Pukes. Nderkoh qe raste te ngjashme Myftinia Puke do tentoj ti trajtoj duke u gjendur prane me mbeshtetje te ndryshme.

Puke; 05.11.2015

 

Leave a Reply