Myftinia Pukë ndihmon dhjetra familje në disa fshatra të rrethit Pukë

Në kuadër të projektit të dimrit, Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Fondacionit Mirësia bëri shpërndarjen e disa pakove ushqimore për rreth 40 familje. Po ashtu u bë shpërndarja e rreth 100 batanijave si dhe disa soba për familjet në nevoj. Familjet përfituese ishin nga fshati Dedaj, Qerret, Blerim, Trun si dhe disa familje nga qyteti i Pukës dhe Fushë Arrëzit. Në shpërndarjen e ushqimeve mori piesë kreu i Fondacionit Mirësia Korab Kaja si dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili falenderoj kreun e Fondacionit Mirësia Korab Kaja për mbeshtetjen dhe bashkëpunimin nē mbeshtetjen të disa familjeve në nevoj. (16 shkurt 2022)

Leave a Reply