Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Shoqatës Humanitare Jeta shtroi iftarë në Fushë Arrëz


Me datë 07 mars 2025 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Shoqatës Humanitare Jeta dhe Human Appeal Australia shtroi iftarë në qytetin e Fushë Arrëzit. Në këtë iftarë përveç Myftiut të Pukës Gëzim Kopani dhe agjëruesve moren pjesë përfaqësues të Kishës Katolike, drejtues të institucioneve në rrethin e Pukës etj.
Në fjalen e tij Myftiu Gëzim Kopani pasi foli pak mbi vlerat që ka agjërimi dhe iftari uroj besimtarët për agjërim të pranuar tek Allahu i Madhëruar. Njëkohësisht myftiu falenderoj të pranishmit dhe në veçanti Shoqatën Humanitare Jeta për mundësimin e këtij iftari.

Leave a Reply