Miresite e dhjete diteve te Dhul Hixhes

Dhul Hixhe njihet si muaji ne te cilen myslimanet (qe kane mundesi) kryjne Haxhin dhe jo vetem. Perveç Haxhit dhe festes se Kurban Bajramit myslimanet jane te keshilluar nga mesimet islame qe ti kushtojne vemendje dhjete diteve te Dhul hixhes.
Ne dhjete ditet e Dhul Hixhes eshte mir te shtohen punet e mira, ibadetet ndaj Allahut xh.sh si dhe fjalet madheruese ndaj Allahut xh.sh. sic jane p.sh; La ilahe ilAllahElhamdulilahSubhanallah etj. Ne dhjete ditet e Dhul Hixhes eshte dhe dita e madhe e Arafatit. Keto dite jane para festes se Kurban Bajramit dhe kurorezohen me diten e Arafatit e me pas me festen e Kurban Bajramit.
Aq  shume u kushton rendesi Allahu xh.sh. dhjete diteve te Dhul Hixhes saqe ne Kur’an i permend keshtu: “Pasha agimin! Pasha dhjete netet!” El Fexhr; 1-2)
Ne dhjete ditet e Dhul Hixhes kryehen shumica e adhurimeve qe kryejne haxhit. Po ashtu ne keto dite eshte dita e madhe e Arafatit dhe festa e Kurban Bajramit, madje ne festene Kurban Bajramit kryhet edhe therja e kurbaneve. Hadithet na tregojne se eshte mire te agjerohen keto dite dhe nemenyr te vecante ajo e Arafatit. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Agjerimi i dites se Arafatit i fshin gjynahet e vitit te kaluar dhe vitit te ardhshem.”(Muslim)

Mbi rendesin e dhjete diteve te Dhul Hixhes Profeti Muhammed a.s. ka thene; “Nuk ka dite ku punet e mira jane me te dashura tek Allahu xh.sh. sesa dhjete ditet e Dhul Hixhes.”  (Buhari)
Pra , Allahu xh.sh. i do ato qe bejne pune te mira e te hajrit ne dhjete ditet e Dhul Hixhes.
Ne nje hadith tjeter kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nuk ka dite ne te cilat punet e mira perllogariten me shume fish sesa ne dhjete ditet e Dhul Hixhes, prandaj ne keto dite thoni shpesh fjalet: La ilahe ilallah, Allahu ekber, Elhamdulilah.” (Ahmedi)

Profeti Muhammed a.s. ka nxitur besimtaret qe ne dhjete ditet e Dhul Hixhes te bejne sa me shume vepra te mira duke u thene; “Nuk ka veper me te vleresuar sesa vepra e mir qe behet gjate dhjete diteteve te Dhul Hixhes.
Dhjete ditet e Dhul Hixhes do te kishim me shume vleres se sa dhjete netet e fundit te Ramazanit nese ne to nuk do ishte nata e Kadrit. Prandaj myslimanet ftohen ne kryerjen e puneve te mira, dhenien e sadakave, therrja e kurbanit etj. Ne lidhje me therrjen e kurbanit duhet te kemi parasysh : “Nese deshironi qe kurbani juaj te quhet kurban (duke respektuar festen e Kurban Bajramit) atehere kurbani duhet therrur pasi te jete falur namazi i Kurban Bajramit. Per kete Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush therr kurbani para faljes se namazit te Kurban Bajramit, atehere ai ka bere kurban vete, dhe kush e therr kurbanin pas faljes se namazit te Kurban Bajramit ai e ka qelluar traditen time te berjes se kurbanit.” (Buhari)


Pergatiti
Gezim KOPANI

Marr nga:

Leave a Reply