“Në emer të Allahut! Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit”
Të nderuar besimtarë!
Sot e mbarë bota islame është në pritje të festës së Kurban Bajramit! Zoti e dha këtë festë, që njërëzimi të jetë i gëzuar dhe i lumtur.
Festa e Kurban Bajramit fton të gjithë në rrugen e Zotit. Rrugë e cila i mban larg dhunës, padrejtësisë dhe injorancës.
Besimi në Zot, gëzon zemrat e çdo besimtari. Aty ku ka besim nuk mund të këtë dhunë shoqërore apo familjare, pasi islami familjen e çmon si diçka të shejtë e të paprekshme.
Besimi në Zot, bën që njërëzit të jenë të dashur e njëri tjetrin, duke i shtrirë doren e ndihmës.
Sot shoqëria jonë, dita ditës po tronditet nga aktet më shnjërëzore siç është: vrasja, dhuna në familje, mos edukimi shpirtërore etj.
Prandaj festa e Kurban Bajramit i bën thirrje shoqërisë për dashuri, paqe e harmoni, ashtu siç dëshiron Zoti i Gjithësisë.
Me këtë rast, i uroj gjithë myslimanët e Pukës shëndet, gëzim dhe mirëqenje në famijet tuaja.
E gëzofshi festen e Kurban Bajramit!
Myftiu i rrethit të Pukës
Gëzim Kopani