Mesazhi i urimit të Myftiut të rrethit të Pukës Gezim Kopani me rastin e festës së Kurban Bajramit (4.10.2014)
Në emer të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtare mysliman te Pukes!
Neser të gjithë besimtaret anë e mbanë botës festojnë Kurban Bajramin duke i bërë lutje dhe thirrje Allahut të Madheruar. Kjo thirrje vjen në një kohë kur të gjithë ne kemi nevoj për Zotin. Kemi nevoj për Mirësin dhe Begatin e Tij!
Festa e Kurban Bajramit është simboli i sakrificës së myslimanëve. Sot më shumë se kurrë myslimanet duhet të sakrifikojnë kohen,pasurin dhe diturin e tyre në arsimimin e shoqërisë e në menyrë të veçantë brezat e ri. Sot njerëzimi ka nevoj për besimin në Zot. Ka nevoj për lumturi dhe qetësi. Ka nevoj për besim tek njeri-tjetri.
Me besim në Zotin e Madhëruar mund të jemi më të mirë për familjen dhe shoqërin tonë. Me besim në Zotin e Madheruar ne mund të largohemi nga dhuna dhe gjakderdhja. Me besim në Zotin e Madhëruar do mund të përfitojmë Rahmetin e Zotit të Madhe.
Prandaj me këtë rast në emer të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Myftinisë Pukë uroj të gjithë besimtaret mysliman të rrethit të Pukës ; Për Hajer festen e Kurban Bajramit! Qoft kjo festë një gezim dhe rahmet për të gjitha familjet pukjane! Edhe një herë e gezofshi këtë festë të madhe!
Myftiu i rrethit të Pukës
Gezim Kopani
03 tetor 2014