Mesazh urimi i Myftiut te Pukes me rastin e muajit Ramazan

“Ne emer te Allahut Meshiruesit, Meshireberesit!

Te gjitha falenderimit i takojne vetem Allahut xh.sh.!

Te nderuar besimtare mysliman te rrethit te Pukes.

Sonte eshte nata e madhe e muajit e muajit Ramazan. Ne kete nate besimtaret mysliman ne te gjithe bote fillojne dhikrin, faljen e namazit te teravive, dhe neser e gjithe bota myslimane fillojne agjerimin e muajit te bekuar Ramazan.

Muaji Ramazan eshte muaji i  begatis, rahmetit, dashuris. Muaj ne te cilin myslimanet i kerkojne falje Allahut xh.sh. per te gjitha veprat negative qe kan bere, veprat te cilat kan hidheruar nje peson, apo veprat qe kan hidheruar Allahun duke i kerkuar Allahut xh.sh.  falje gjate muajit Ramazan.

Ne kete muaj myslimanet i bejne llogari vetes, cfare kan lene pas, dhe si do vazhdoj jete pas muajit ramazan, pasi muaji Ramazan eshte pik nisje per te gjithe myslimanet. Jo vetem me fjale, apo me sjellje te cilat i shikojme rendome gjate dites, por ne muajin e ramazanit, cdo mysliman duhet te shikoje vetveten. Si do ndryshoj veten per mir, zemren, nijetin, shpirtin me qellim per tju afruar Allahut xh.sh. Per te qene afer njeri-tjetrit, afer njerezve qe kemi prane, afer njerezve ne nevoj. Kjo jo vetem per ne (kleriket) qe flasim, por te gjithe njerezit te jene me human, te jene me te dashur me njeri-tjetrit, te kene mardhenie njerezore, te mos e harrojne njerit-tjetrin. Te shkembejne vizita, te urojne me zemer e me shpirt. Ne fund Allahu xh.sh. gjate muajit Ramazan i shperblen ato te cilet bejne mire, veprojne mir, flasin mir, adhurojne Allahun dhe jane te dashur me njerit-tjetrin, dhe duke qene te tille Allahu xh.sh. do i shperblej besimtaret gjate muajit Ramazan.

Me kete rast, ne emrin tim personal uroj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes agjerim te pranuar tek Allahu xh.sh.

Shenim: Shkeputur nga mesazh urimi (video) dhene per media , me rastin e muajit Ramazan 2019

Leave a Reply