Mesazh urimi i Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e muajit Ramazan

Bismilahir Rahmanir Rahim !

Ne emer te Allahut Meshiruesit, Meshireberesit !

Te nderuar motra dhe vellezer mysliman te rrethit Puke !

Ne kete prag ramazan, deshiroj te njoftoj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke se me date 16 maj 2018 eshte dita e pare e muajit Ramazan. Ky muaj eshte muaji i vlerave shpirtarore ku myslimanet me agjerim dhe namaze i drejtohen Allahut xh.sh per miresi, bereqet dhe falje te gjynaheve. Muaji Ramazan i fton myslimanet ne kryerjen e puneve te mira dhe larg veseve dhe puneve te kqia e te ndaluara. Muaji Ramazan eshte muaj ku çdo mysliman duhet te shtoj respektin ndaj njeri-tjeterit, ndaj familjes, femijeve, jetimeve dhe njerezve ne nevoj.

Ne kete muaj pranohen lutjet po ashtu nepermjet ibadeteve falen gjynahet. Ndaj me lejoni t’ju uroj muajin Ramazan “Agjerim te lehte dhe te pranuar tek Allahu xh.sh.”

Myftiu i Pukes

Gezim KOPANI

 

 

Leave a Reply