Mesazh urimi i Myftitu te Pukes me rastin e Kurban Bajramit 2023

MESAZH URIMI I MYFTIUT TE PUKES GEZIM KOPANI ME RASTIN E FESTES SE KURBAN BAJRAMIT (28 QERSHOR 2023)

Bismilahir Rahmanir Rahim !
Ne emer te Allahut, Meshiruesit dhe Meshireberesit!

Te nderuar vellezer dhe motra! Neser 28 qershor 2023, eshte festa e Kurban Bajramit, feste kjo e cila jep mesazhet e dashurise per jeten dhe mirenjohjen ndaj Allahut xh.sh. Te nderuar besimtar! Te shfrytezojme keto dite feste si ure komunikimi me Allahun i Cili gezohet sa here qe njerezit e permendin Ate. Po ashtu Allahu gezohet kur njerezit largohen nga punet e liga dhe bejne pune te mira. Ndaj nder punet me te dashura te Allahu eshte adhurimi i Tij, falja e namazit te Kurban Bajramit, therrja e kurbanit dhe vizita te njeri tjetri me rastin e kesaj feste. Ndaj nen atmosferen e festes , uroj te gjithe myslimanet pukjane brenda dhe jasht vendit, nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit! Allahu i begatofte familjet tuaja dhe ju ruajt nga çdo e keqe! Gezuar !

Gezim Kopani
Myfti i rrethit Puke

Leave a Reply