Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e
kësaj ngjarjeje.
Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj gazetarëve, oficerëve të policisë dhe të lënduarve të tjerë në këtë ngjarje.
Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale.
Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh edhe një herë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit francez, si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
Ne bashkohemi me dhimbjen e tyre dhe urojmë që drejtësia të veprojë sa më shpejt.
7 Janar 2014
KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË