Leter nga Kosova.

Imam Adem Ademi (1993-95 si imam ne Puke)
Imam Adem Ademi (1993-95 si imam ne Puke)

Eselam alejkum i nderuari Gezim Kopani Myfti i Pukes!

Ka vite qe nuk kam pas rast ti uroj qytetaret e Pukes me ndonje urim te rastit.
Sot kur po ju shkruaj ne ket dit ramazinit te viti 2011,me perkujtojne ditet e ramazanit 1993,kur per her te par mu dha rasti te jap kontributin tim si ,,Thirs islam” tek vllazrit musliman te Shqiperis,kurse ne Kosov kisha nje pervoj 12 vjeqari ne thirrjen islame.Acarin i madh.varferin e tejskajshme, i munda me ndihmen a All llahut i cili me dhuroj fuqin ,sabrin te vazhdoj ne ato kushte, cfar ishin ne Shqiperi e ne vecanti ne Puke.
Rrugtimi im ne Shqipri per ,,Dave” ishte shmangeje nga udhtimi per ne shtetet perendimore,Zvicer,Gjerman e te tjera shtete te cilat ishin stacion i shum te rinjeve Kosovar.Udhtimi per ne shqipri me 19 dhjetor 1992,dhe ne Puk diku me 25-26 dhjetor 1992 ishte sfid e quajtur ,,sakrific per All llahun dhe shoqerin”
Vendimi i rahmetlis Sabri Koqit ishte: “Ademi o ne Sarand o ne Puke”. Kurr nuk kisha degjuar per Puken.Kur pyetja dikend ku i bie Puka? – “O te keqen, atje do shkojsh? E shum te tjera.
Adresimi i rahmetlis Koqit ishte qe te lajmerohem ne qytetin e Pukes tek Haki Ademi,ne prezencen e Elez Hoxhes.
Mikpritja e qytetarve ishte papershkrueshme,e kemi edhe ne ne kosov mikpritjen por ama te till si tek malsoret e Pukes jo-jo-jo.
Cudija e Allahut, deshira e madhe per te filluar dicka, intersimi i madh tek te rinjet dhe tek disa qytetaret, por ku,nuk kishte ambijente,. Dikush nga te besimit katolik [Zefi partia socialiste] kishte liruar sallen e partis per tu falur, ne acarin e shkurtit filluam muajin e agjerimit, shoket nga Kosova me thirnin nga qytet e perendimit ku kalonin jeten e azilit dhe merrnin te holla te mira edhe pse larg familjes.Isha shum i vendosut te vazhdoj profesion te cilin ma kishte len amanet rahmetliu babi ime, i cili kishte investuar tek une me shum se tek vllazrit tjere.Falnim namazin e Taravive duke futur duar ne mang te partesyve apo xhupave per shka te ftohtit.
Propozuam te shoqata IIRO e Xhiides per xhamin e Pukes,Ishte aprovuar dhe u ndertua marketi i xhamis, por vonoi shum. Krijuam kurse te te rinjeve, grupin e ilahive ku krijonim nje atmosfet te bukur festive.
Derguam nje grup te rinjeve te sukseshem ne kampin e Kuksit, derguan nje grup te rinjeve ne kampin e Durrsit.dergova nje te ri kurs profesional ne nje qytet tjeter te shqiperis ne bashkepunim me Sabri Kocin. Ishin te shkelqyeshem qeloja,ajeti,iliri,pranvera .Ze te bukur kishte visi [babi i tij kishte nje autobus] e te gjith i jepni nje gjalleri qytetit te Pukes.
Sot kur ndegjoj per ata Pukjan te rinje dhe te moshuar kam nje rrespekt te veqant.Ne vecanti per ata te rinje qe hapronin ne mesimet fetare me shum entuzizem dhe sot praktikojn besimin dhe ritualet kudo qe jane.
Ne Puk kisha rrespekt nga te gjith. I nderoi dhe i rrespektoj te gjith.Zenel Hyseni hapi dern e per banim.Shum intelektual te Pukes me shoqeronin kudo si Xhemaj Meci, Xhemajl Vocrri, Haki Ademi, Jaho Braho, pastaj Ymer Pema nuk hante dreken e Bajramit pa shkua edhe une ne soferen e familje se tij.Lista esht e gjate,e atyere qe me shoqeruan,me nderuan me pritje e llafe te mira.
A mund te pershkruhen te gjitha ato dit te dy vite e gjysme ne nje shenim.Jo.
Te fala te perzemerta per ju dhe qytetaret e Pukes nga Adem Ademi-Prishtine
Derguar me date 05.08.2011

Leave a Reply