-Kurbani vaxhib (detyrim)
Ky eshte kurbani qe theret gjate bajramit te kurbanit. Kur thuhet kurban pergjithesisht nenkuptohet kafsha e therur gjate Bajramit te kurbanit. Sipas meth’hebit Hanefi personat te cilet i plotesojne kushtet e percaktuara nga ana fetare e kane vaxhip (detyrim) te therin kurban. Ne Kur’an Allahu xh.sh i drejtohet keshtu Profetit a.s.:
“Fal namazin per Zotin tend dhe ther kurban.” (Keuther,2) Sipas mendimit Hanefi; diçka qe eshte vaxhip per Profetin Muhammed a.s. dhe nuk ka asnje argument qe e verteton te kunderten, perfshin edhe te gjithe umetin (popullin), d.m.th, edhe ata e kane vaxhip te therin kurban. Sepse hz.Muhammed a.s. eshte udherrefyesi per umetin e tij.
-Kurbani i premtimit
Eshte rasti kur nje person vendos qe te there nje kafshe per hir te Zotit pa e patur detyrim ne momentin qe ka arritur nje qellim ose ka shpetuar nga diçka e keqe. Ky lloj kurbani nuk eshte detyrim , por personi qe e ka vendosur ta kryeje ate i kthehet ne vaxhip therja e kurbanit.
-Kurbani nafile
Ne kete kategori hyjne llojet e kurbanit qe nuk jane vaxhip, si kurbani akika dhe kurbanet e tjere qe theren jashte bajramit te kurbanit.
-Kurbani akika
Quhet kurbani qe theret ne ditet e para te lindjes se nje femije me qellim shprehjen e falenderimit ndaj Zotit Krijues. Ky eshte nje adhurim jo i detyrueshem por eshte sunet. Hz.Muhammed a.s. ka therur nga nje kurban per dy nipat e tij Hasanin dhe Hysenin dhe ka keshilluar popullin e tij qe ta therin kurban per femijet e tyre djem ose vajza.
Personat qe e kane te detyrua therjen e kurbanit te Bajramit
1.Te jete mysliman
2. Te gezoje shendet te plote mendor dhe te kete arritur moshen e pjekurise.
3.Te mos jete udhetar.
4.Te gezuarit e nje gjendjeje te caktuar financiare.